Pioli, rotacioni në fushë nuk shpërblehet, Milan përplaset në murin e Empolit

Në ndeshjen e tretë të së premtes, në kuadër të javës së 29-të të Serisë A, Milani nuk shkoi përtej barazimit 0-0 ndaj Empolit dhe humbi mundësinë për thelluar diferencën ndaj ndaj Interit të vendit të katërt.

Kuqezinjtë patën raste për të shënuar në pjesën e parë, në minutën e 13-të me Rebic dhe Theo Hernandez, por më pas asgjë tjetër. Në pjesën e dytë, “Djalli” rrit presionin dhe i mban toskanët në zonën e tyre.

Florenzi nga shtylla, ndërs Perisan i thotë “jo” Brahim Diazit dhe në minutën e 89-të Giroud arrin të shënojë, por goli anulohet për prekje të topit më dorë. Përfundimisht 0-0, me Milanin që humb një mundësi të artë për të krijuar një distancë sigurie nga Interi.

Related posts

VIDEO/ Shtesa rezulton fatale për Tiranën, Flamurtari shpëton “lëkurën” në fund

Ndodh në Superiore/ Alarm përpara ndeshjes, përplasje fizike mes dy futbollistëve në stërvitje

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi