“Pimë kokainë dhe…”/ Oltjan Tahiri “spiunon” shokët: Albi, Gentjano, Vilo kryen marrëdhënie seksuale me 26-vjeçaren

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Vlorë ku një 26-vjeçare doli në takim me një djalë, por më pas shkuan dhe djem të tjerë. Vajza u drogua dhe më pas është përdhunuar.

Në dëshminë e siguruar nga “Ora News” Oltjan Tahiri pohon se në mbrëmjen e datës 20 Tetor 2023 rreth orës 20:20, së bashku me një të njohurin e tij, i cili quhet “Vilo”, kanë shkuar para “Neptunit”, ku kanë takuar D.

Vajza më pas ka hipur në makinën e tyre dhe të tre së bashku kanë shkuar tek lokal “Baracuda” në Zvërnec, aty ku Oltjani shprehet se kanë konsumuar pije alkoolike dhe lëndë narkotike kokainë, të cilën sipas tij e ka siguruar i njohuri si “Vilo”.

Oltjani deklaron se më vonë tek lokal ”Barakuda” ka shkuar dhe shoku i tij Albi Ceno, i cili së bashku me ata ka konsumuar pije alkoolike dhe lëndë narkotike.Më pas Oltjani shton se D., është larguar së bashku me Albi Cenon ndërsa ai ka qëndruar me “Vilon” tek lokali.

Pak më vonë e ka telefonuar Albi, i cili ishte në shoqërinë e një shoku të tij, Gentjano Mehmeti, i cili i ka thënë se D. nuk ndihej mirë dhe kishte vjellë tek makina e tij. Gjatë kohës që ai ka qëndruar tek lokal “Barakuda” djemtë kanë kryer marrëdhënie seksuale me D. në ambientet e lokalit.

Pak më vonë e ka telefonuar Albi, i cili ishte në shoqërinë e një shoku të tij, Gentjano Mehmeti, i cili i ka thënë se e reja nuk ndihej mirë dhe kishte vjellë tek makina e tij. Oltjani tregon se pasi e ka telefonuar Albi është ngritur nga tavolina dhe është takuar me Albin, Gentjanon dhe vajzën përballë me hotelit ku ka ndodhur dhe ngjarja. Kjo pasi, Albi e ka marrë prapë në telefon duke i thënë të shkoj tek dhoma nr.201. Kur janë ngjitur tek dhoma, Tahiri tregon se: Albi ishte i ulur tek kolltuku, ndërsa vajza ka qenë e shtrirë tek krevati. Sillej çuditshëm dhe bënte veprime të pavetëdijshme. Të tre filluan ta ngacmonim dhe ta zhvishnim. Albi Ceno ka kryer fillimisht marrëdhënie seksuale me 26-vjeçaren. Pasi ka mbaruar Albi, Gentjano Mehmeti ka kryer marrëdhënie me të. Oltjani sqaron se kur kanë mbaruar, Gentjano dhe Albi janë larguar nga dhoma dhe pas tyre është larguar dhe ai,“-tregon ai.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024