Pikasi policinë dhe braktisi automjetin, i riu shqiptar shkon në komisariat për të denoncuar vjedhjen e makinës, por…

Një tregtar i ri i drogës u arrestua mbrëmë në Selanikun perëndimor.

Sipas policisë, shqiptari 27-vjeçar, i cili po transportonte kanabis në makinën e tij, vuri re praninë e policisë në Polichni dhe u largua me vrap, duke braktisur automjetin që drejtonte.

Policia kontrolloi makinën duke gjetur 31 pako të vogla kanabisi, me një peshë prej 50 gramësh, në një vend të fshehur të veçantë në makinë pas kasetofonit.

Megjithëse fillimisht shpëtoi nga arrestimi, i riu mbërriti po atë natë në Departamentin e policisë, duke dashur të deklaronte vjedhjen e automjetit të tij, një fakt që bëri që policia të zbulojë se kush ishte dhe ta arrestonte.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…