Pica të vogla me mish dhe kos – Një recetë për një vakt të shpejtë!

Picat janë ushqimi i të gjithëve dhe për këtë mund të biem dakord.

E teksa shumëllojshmëritë e kësaj recete shtohen, ne ju sugjerojmë një mjaft interesante.

Picat me mish dhe kos kanë origjinë libaneze me një shije të veçantë  që mund të përgatitet mjaft lehtë në shtëpi.

Nëse keni një drekë apo darkë me miqtë, një festë fëmijësh apo doni të shijoni diçka të këndëshme pasdite përgatisni këto pica të vogla.

Përbërësit

350 gr brumë për pica

250 ml kos

2 qepë të grira

4 lugë vaj ulliri

1 kg mish i prerë në copa të vogla

4 lugë fistikë

1 lugë kripë

Piper i zi

Spec i kuq i grirë

Kanellë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete përgatisni më parë brumin e picës.

Për të marë recetën e plotë të këtij brumi mund të klikoni këtu.

Lëreni të fryhet për 1 orë të mbuluar me një napë e më pas vazhdoni me përgatitjen.

Në një tigan skuqni qepët e grira hollë me pak vaj ulliri.

Po aty shtoni mishin, lëreni të skuqet e më pas shtoni fistikët e grirë, kripër e të gjithë erëzat e tjera.

Lërini të gjithë të skuqen në zjarr të ulët për 30 minuta dhe kur ta hiqni shtoni kos e përizeni mirë.

Ndërkohë ndiqni furrën në temperaturën 180 gradë, lyeni me vaj dy tava të vogla dhe filloni të ndani brumin në kuleçë.

Pasi të formoni topthat e vegjël shtypini me duar e më pas hapini me anë të një petësi. Shtrojini në tavë dhe lërini sërish të fryhen për disa minuta.

Në fund shtoni tek secila gjellën që përgatitët më parë n mënyrë të barabratë.

Kur t’i keni gati picat e vogla, futini në furrë dhe piqini për 30 minuta ose derisa të marrin ngjyrë të artë.

Nëse ju teprojnë mund të përgatisni edhe një tavë të tretë.

Kjo recetë është e përshtëtëshme për 5-6 persona.

Related posts

Kek me mollë dhe portokalle – Shije dhe aromë fantastike!

Patëllxhanë, domate dhe gjizë – Fërgesa me shije perfekte!

Musaka me spinaq dhe mish të grirë – Ngrohtësi dhe aromë në shtëpinë tuaj!