Pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes ndaj Tiranës, mësohet sa do të mungojë Eljon Sota

Eljon Sota është shqetësimi i radhës te Partizani sa i përket dëmtimeve. Mbrojtësi nga Fieri nuk e mbylli dot derbin me Tiranën për shkak të një dëmtimi, i cili pas testeve të kryera ditën e djeshme ka rezultuar të jetë një tërheqje e gradës së parë.

Kjo pritet ta detyrojë Sotën të qëndrojë 3-4 javë jashtë fushave, çka përbën një “dhimbje koke” për Partizanin, pasi fieraku është lideri i mbrojtjes në këtë sezon.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)