PESHËNGRITJE/ Briken Calja shkëlqen në Kupën e Botës në Tajlandë, synon normën e “Paris 2024”

Briken Calja

Briken Calja, i vetmi përfaqësues i peshëngritjes shqiptare në Kupën e Botës në Tajlandë, është renditur i pari në Baterinë B të peshës deri në 73 kilogram. Në stilin e shkëputjes është i saktë në të tria provat e tij, teksa e ka nisur me 145 kilogram për të vijuar më pas me 150 kilogram dhe 152 kilogram. Kupa e Botës në Tajlandë ishte dhe gara e fundit kualifikuese për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Ndaj Calja është ndjerë dhe më shumë se sa i kënaqur, ndërsa në postimin e tij në facebook ka shkruar.

POSTIMI I BRIKEN CALJA-s

“Pas muajsh mundimesh për shkak të dëmtimit, pas muajsh sakrificash dhe lodhjeje, sot ia dola të rikthehem me një rezultat fantastik në Kupën e Botës “Thailand 2024”, ku arrita nje rezultat shumë të mirë në peshën 73 kg. Shumë mendje skeptike nuk e besonin të rikthehesha kaq fuqishëm sa sot, por përsëri vërtetova se dëshira për të arritur sukses për këtë komb dhe për të qëndruar në majat e këtij sporti janë më të mëdha. Kompeticioni i sotëm ishte një provë dhe një test mjaft i rëndësishëm për shkak se është i fundit kualifikues për Lojrat Olimpike Paris 2024”.

I bindur se do të jetë në “Paris 2024”, Briken Calja mund ta radhisë emrin përkrah Luiza Gegës e Zelimkan Abakarov, të cilët kanë kohë që e kanë arritur normën e kualifikimit për në Lojërat Olimpike.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…