Pesë ndeshje me fanellën e kuqe, Partizani konfirmon largimin e sulmuesit para Conference League

Partizani ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Remzifaik Selmanin. Në fakt, lajmi për largimin e sulmuesit qarkullonte prej kohësh në ambjentet sportive, aq më tepër kur u la jashtë listës për ndeshjen e Ligës së Konferencës. Por gjatë ditës së sotme ka mbërritur dhe konfirmimi nga ana e klubit të kuq.

Selmani mbërriti në radhët e të kuqve gjatë merkatos së janarit, pas një eksperience në kampionatin hungarez. Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu si pritej, shumë pak aktivizim në sezonin që skuadra e kuqe u shpall kampione.

Njoftimi i klubit:

????????????????????????????

Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Remzifaik Selmanin. Sulmuesi dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

Faleminderit Remzifaik Selmani për  kontributin e dhënë me fanelën e kuqe. Të urojmë shumë suksese në karrierën sportive.

Related posts

Pas festës shpërthejnë lotët, lojtari nuk do të marrë pjesë në festë; Hysaj e ngushëllon (video)

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)