Pesë mungesa dhe vetëm katër lojtarë në stol, Tirana në “PIKË TË HALLIT” ndaj Partizanit

Atëherë kur dukej i fituar, titulli kampion është më i rrezikuar se kurrë për Tiranën, që i frikësohet tani një parakalimi në katër metrat e fundit të finishit. 5 pikët ishin garancia absolute se çfarëdo të ndodhte në derbi, Partizani do të mbetej prapa dhe në tre ndeshjet e sprintit final, kalendari është njësoj i komplikuar për të dy.

Tiranës i mungojnë pesë lojtarë në këtë përballje. Dy janë të dëmtuar dhe bëhet fjalë për Patrick e Nikqin. Tre të tjerë janë të pezulluar me kartonë. Bëhet fjalë për Behiratche, Ardit Hilën dhe Florent Hasanin. Problemi tjetër i Tiranës janë zëvendësimet apo stoli. Në mesfushë, Shehi ka vetëm opsionin Qefalija. Në mbrojtje ka mbetur vetëm Iseni, ndërsa në sulm një prej dyshes Berisha-Gjumsi.

Shto këtu edhe Likën. Shkurt, bardheblutë kanë vetëm katër zëvendësime të rëndësishme dhe për të aktivizuar lojtarë, duhet të hedhin sytë nga akademia bardheblu.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)