Pesë ditë nga lindja, Jonida Vokshi i habit të gjithë me abdominalët e saj (FOTO)

Jonida Vokshi është bërë para pak ditësh  nënë për herë të parë. Lajmin si fillim e bëri me dije bashkëshorti i saj, Besnik Krapi. Aktori kosovar postoi një foto në Instagram ku zbuloi dhe emrin e zgjedhur për vajzën, Emi.

Ishte mamaja e Jonidës ajo që më pas surprizoi çiftin simpatik me përgatitjen e dhomës së bebit, ku binte në sy muri me tollumbace dhe krevati me arush për vogëlushen.

Ndërkaq, Jonida ka postuar pak minuta më parë disa foto në Instagram, ku duket shumë e lumtur e shkruan: Faleminderit ZOT për këtë bekim. Ajo duket se ka dalë shëtitje me të voglën Emi e cila ndodhet e “fshehur” brenda në karrocë.

Sakaq, mami Jonida tepër e lumtur, ka zbuluar dhe një detaj tjetër. Format e saj trupore që janë shumë elegante, dhe pse nuk ka mbushur as një javë nga lindja. Barku i fryrë është zhdukur si me magji dhe ajo ka nxjerrë në pah abdominalët.

View this post on Instagram

Faleminderit ZOT per kete bekim! ??

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)