Përveçse na shëron kollën dhe u jep shije pjatave, dafina na bën edhe të bukura

Gjethet e dafinës mund të shtohen në shumë pjata duke i bërë ato më të shijshme. Këto bimë aromatike përdoren gjithashtu për të përgatitur parfume e aroma, pasi vaji esencial i përftuar prej tyre ka veti të shumta medicinale dhe terapeutike.

Përdorimet e gjetheve të dafinës në bukuri

Ndihmon lëkurën të duket e re dhe e shëndetshme. Komponentët e gjendur në gjethet e dafinës neutralizojnë radikalet e lira të cilat dihet tashmë që nxisin formimin e rrudhave dhe vijave të holla. Ju mund të krijoni një trajtim në kushtet e shtëpisë duke e vendosur fytyrën mbi një ibrik me avull ku po zieni disa gjethe dafine në ujë.

Relakson trupin dhe eliminon bakteret që shkaktojnë aroma të këqija. Një banjë luksi dhe aromatike me gjethe dafine të thata të cilat janë copëtuar vetvetiu në kavanozin e erëzave, ju garanton një përvojë të mrekullueshme SPA-je.

Zbardh lëkurën dhe dhëmbët. Nëse doni një lëkurë më të lëmuar, thjesht zjeni dafinë në ujë. Uji i gjetheve të dafinës i përdorur për shpëlarje ju freskon lëkurën dhe përshpejton tharjen e akneve e të puçrrave. Përdorimi i një gjetheje të thatë dafine 2 herë në javë për të masazhuar dhëmbët tuaj, ju siguron një buzëqeshje me të bukur.

Trajton zbokthin dhe parandalon rënien e flokëve. Zierja e gjetheve të dafinës në ujë dhe shpëlarja e flokëve me këtë infuzion (pasi të jetë ftohur) mban larg zbokthin. Gjithashtu parandalon rënien e flokëve. Mund të masazhoni zonat e skalpit ku ju kanë rënë flokët me vaj esencial dafine dhe do të shihni që prej aty do të gjenerojnë flokë të rinj.

Burimi: Living

Related posts

4 Faktorët kryesor që rrisin tensionin e gjakut

Ja sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës

Kura energjike për tretjen dhe stomakun – Uthull molle, kanellë, xhenxhefil