Personazhet e njohur do bllokojnë Instagram-in dhe Facebook-un për 24 orë/ Cila është arsyeja?

Vetëm një muaji pasi Facebook u përball me një bojkot masiv nga kompanitë e reklamave, të cilat kërkonin që të bëhej diçka për gjuhën e urrejtjes, tani platforma sociale po përballet me një tjetër protestë, këtë herë e udhëhequr nga disa personazhe të famshëm. Më saktësisht ata kërkojnë që të bëhet më shumë nga media sociale në lidhje  shqetësimet që përdoruesit kanë në lidhje me gjuhën e urrejtes, propagandën dhe lajmet e rreme.

Fushata po “udhëhiqet” nga Kim Kardashian, e cila shkruajti në Instagram-in e saj ndër të tjera se pavarësisht se i do rrjetet sociale, pasi mund të komunikojë direkt me fansat, nuk mund të qëndrojë në heshtje teksa lejojnë aktivitetin e grupeve që po promovojnë urrejtjen dhe po e ndajnë SHBA-në. Po ashtu ajo tha se lajmet e rreme dhe informacioni i gabuar ndikojnë shumë në zgjedhet në Amerikë dhe dëmtojnë demokracinë, prandaj do të bllokojë Instagram-in dhe Facebook-un për 24 orë.

Kim-it, e cila ka 188 milionë ndjekës në Instagram, i janë bashkuar edhe personazhe të tjerë si Leonardo DiCaprio, Jennifer Lawrence, Sacha Baron Cohen, Katty Perry, Jamie Foxx, Ashton Kutcher, Naomi Campbell apo Michael B. Jordan.

Fushata besohet se mund të ketë impakt të madh duke qenë se janë të shumtë ata që rrjetet sociale i përdorin kryesisht për të parë çfarë postojnë këto personazhe. Duke i pasur profilet e bllokuara, pa interaktivitetin e përhershëm, gjërat mund të vështirësohen shumë për këto platforma. Kujtojmë se aplikacionet si “Vine” falimentuan pasi nuk mundën që t’i mbanin personazhet e njohur, ndërkohë që Snapchat ka pësuar humbje të madhe për shkak të konflikteve me ta. Facebook dhe Instagram besohet se mund ta përballojnë këtë bojkot, megjithatë asgjë nuk është e sigurtë.

Debati më i madh së fundmi ka qenë për shkak të disa statuseve të Trump, në lidhje me protestat e “Black Lives Matter”. Twitter i bllokoi disa prej statuseve, ndërkohë që Facebook nuk ndërmorri asnjë veprim, pavarësisht se fjalitë e presidentit amerikan u kritikuan në masë.

Mosveprimi i Facebook në këto situata ishte subjekt edhe i një fjalimi viral nga Sacha Baron Cohen:

Do të jetë mjaftueshëm për tërhequr vëmendjen e ekzekutivëve të Facebook dhe Mark Zuckerberg? Kjo mbetet për t’u parë. Por nëse personazhet e përfaqësojnë lëtë nisëm, mund të jetë problem për ta.

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)