Përse kam uri vazhdimisht?

Përse kam uri vazhdimisht?

Tetë arsye që mund të ndodh kjo

Situata është shumë e njohur tek ata që janë përpjekur të paktën një herë në jetën e tyre për të humbur peshë.

Vendosni të dobësoheni, merrni të gjitha llojet e ushqimeve të shëndetshme dhe snack, por uria e pa ndërprerë që ndjeni përfundon për ta kthyer përpjekjen tuaj për tu dobësuar në torturë.

Atëherë, çfarë nuk shkon që keni uri vazhdimisht?

*Hormonet tuaja

Kur trupi është në gjendje të vazhdueshme stresi, rritet kortizoli (e njohur edhe si hormoni i stresit), e cila mund të shkaktojë rritje të oreksit.
Përveç kësaj, stresi zakonisht bën që njerëzit të kërkojnë ushqime shumë të shijshme, siç janë karbohidratet e thjeshta dhe ëmbëlsirat, të cilat për fat të keq nuk do ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.
Menstruacioni mund të jetë një tjetër ndryshim hormonal që mund të shkaktojë një rritje të përkohshme të oreksit dhe urisë, dy simptoma që lidhen me ndjenjën e lodhjes dhe rritjen e nevojave për energji të trupit në këtë fazë.
Mundohuni të gjeni mënyra të tjera për të menaxhuar stresin tuaj në vend që të hani më shumë. Bëni disa ushtrime, shkoni për shëtitje me një mik ose lexoni një libër për t’u relaksuar.

*Nuk hani mjaftueshëm fibra

Nëse dieta juaj nuk përmban fibra të mjaftueshme, është e vështirë të ngopeni dhe të mos keni uri mbas pak.
Përveçse ndihmojnë në funksionimin e zorrëve dhe të zemrës suaj, fibrat ndihmojnë gjithashtu edhe në kontrollin e peshës, sepse shkakton ngopje më të madhe dhe të zgjatur.
Kanë vetinë që sapo të gjejnë ujë në organizëm ta thithin dhe të fryhen, duke rritur në masë të madhe vëllimin e tyre, si rezultat t’ju shkaktojnë shpejtë ndjenjën e ngopjes dhe t’ju mbajnë të ngopur për shumë orë, pasi kështu ato qëndrojnë në zorrën tuaj për një kohë të gjatë. Në të njëjtën kohë, ato rregullojnë më mirë nivelin e glukozës në gjak.

*Nuk hani mjaftueshëm proteina

Pohimet që proteina kontribuon në humbjen e peshës, bazohen në aftësinë e saj për t’u thithur gradualisht nga stomaku, duke rritur kështu ndjenjën e ngopjes. E kundërta ndodh me karbohidratet të cilat përthithen më shpejt nga stomaku dhe zorrët, si rezultar t’ju sigurojnë energji, por edhe duke ju bërë të ndjeni uri mbas pak.

*Nuk hani mjaftueshëm

Edhe nëse zvogëloni kaloritë për të humbur peshë ose keni një metabolizëm të shpejtë ose jeni shumë aktiv, mund të ndjeheni vazhdimisht të uritur nëse nuk hani sa duhet për të përmbushur nevojat tuaja biologjike.
Uria e vërtetë është një sinjal nga trupi juaj se ka nevojë për më shumë energji për të funksionuar dhe nuk manifestohet gjithmonë nga stomaku.
Uria gjithashtu mund të shfaqet si lodhje, paaftësi për t’u përqendruar ose marramendje.
Provoni të dëgjoni trupin tuaj dhe të këshilloheni me një dietolog që mund t’ju ndihmojë të kontrolloni dietën dhe stilin e jetës tuaj dhe të krijoni një plan për të përmbushur nevojat tuaja.

*Nuk pini mjaftueshëm ujë

Shumë prej nesh jemi të njohur me nepsin e pasdites ose ndjenjën se duam një meze të lehtë (snack).
Shpesh, thjesht duhet të pimë ujë. Një studim i botuar në revistën “Physiology and Behavior” (Fiziologjia dhe Sjellja) zbuloi se njerëzit reagojnë në mënyrë jo të duhur në sinjalet e trupit të tyre me 62% të kohës, duke ngatërruar urinë me etjen.
Ndërsa hidratimi nuk duhet të përdoret për të «mbuluar» urinë, është e rëndësishme të siguroheni që jeni të hidratuar.
Nëse ndiheni të uritur menjëherë pas ngrënies, provoni të pini 1-2 gota ujë. Nëse uria juaj vazhdon, zgjidhni një snack të pasur me proteina për t’ju mbajtur të ngopur për një kohë më të gjatë.

*Nuk flini gjumë mjaftueshëm

Gjumi luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e hormoneve, të cilat ndihmojnë në rregullimin e urisë. Kohëzgjatja e ulët e gjumit shoqërohet me rritje të niveleve të “ghrelin”, një hormon që stimulon oreksin dhe uljen e niveleve të leptinës, një hormon i ngopjes.
Kjo do të thotë që kur nuk keni fjetur aq sa duhet, keni më shumë të ngjarë të ndjeheni të uritur dhe dëshirë të hani ushqime me sheqer.
Përqendrohuni në krijimin e zakoneve të mira të gjumit duke shmangur alkoolin dhe ushqimin para se të flini dhe duke lënë pajisje të tilla si telefoni ose laptopin në një dhomë tjetër.

Related posts

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk flini mjaftueshëm!

Sëmundjet që shkaktojnë djersitjen e tepërt – Disa këshilla si t’i trajtoni në shtëpi

4 Faktorët kryesor që rrisin tensionin e gjakut