“Përputhen” vazhdon dhe jashtë: Andi ç’nuk thotë për programin, ndërsa Antonela pajtohet me Ledjanën

“Përputhen” mund të ketë mbaruar, por konkurrentët vazhdojnë të bëjnë lajm. Këtë herë jo përmes ekranit, por Instagramit, ku falë programit arritën të merrnin një famë të madhe. Antonela, Andi dhe Jasmina u kanë kthyer përgjigje pyetjeve të fansave së fundmi. Antonela la të kuptohej se është pajtuar me Ledjanën kur u pyet nëse ka komunikuar me të. Ajo postoi një foto ku të dyja shfaqen të afërta me njëra-tjetrën dhe shkroi se nuk ka asnjë sqarim për të dhënë pasi grindjet i kanë mbyllur në program.

Andi nga ana tjetër është pyetur “Si e duroje faktin që Melisa ishte në takim me tjerë, ndërkohë që ti kishe dalë nga emisioni?”.

“Sepse njerëz të dashur, asgjë nuk është e vërtetë në emision, çdo gjë është fallco. A kaq gjë nuk e kuptoni? Pse jemi neve çifti i vetëm që kemi dalë në emision dhe kemi rezistuar akoma? U përputhëm jashtë”, ka treguar ai.

Jasmina ndërkohë ka treguar se nuk ka komunikuar më me Andin prej kohësh dhe e ka mbyllur historinë me të. “Nuk kemi folur që për ditëlindje të Fationit, që kur jemi bërë bllok. Nuk kam çfarë të shtoj më”, është shprehur Jasmina.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)