CNA.al raportoi një ditë më parë se Sokol Balla, drejtori i informacionit dhe autori i emisionit “Top Story”, do të largohej nga “Top Channel”.
Burime nga “Topi” thanë për CNA.al se Sokol Balla ka pasur një përplasje me aksioneren Lori Hoxha, e cila aktualisht po merret me menaxhimit e televizionit.
Detajet e përplasjes mbeten ende të pasqaruara, por mësohet se Balla është shkarkuar nga posti i drejtorit të informacionit.
Aktualisht ai mban vetëm pozicionin e moderatorit në emisionin “Top Story”.
Sokol Balla u rikthye pas disa vitesh në “Top Channel”, pas largimit të ish-drejtorit të përgjithshëm Ben Blushi. Balla mori drejtimin e informacionit dhe emisionin ku ishte vetë autor, por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet dhe së fundi ka pasur përplasje të forta me aksioneren Lori Hoxha.
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim me emisionin e drejtuar prej tij, por në daljen e tij të fundit të enjten në mbrëmje, në përmbyllje të programit ku dhe bën fjalën mbyllëse, ai është shprehur: