Përplasja e autobusit me targa shqiptare në Kroaci, reagon presidenti Begaj: Ngushëllime familjarëve të viktimës! Po ndjekim situatën

Presidenti Bajram Begaj i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të 41-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin në Kroaci ku u përfshi një autobus me targa shqiptare.

Begaj siguron familjarët e të plagosurve se po ndjek në vijimësi situtën duke komunikuar me Ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate.

“Presidenti i garanton familjarët e të gjithë pasagjerëve te lënduar se shteti shqiptar është pranë tyre”, thuhet në njoftim.

Reagimi:

Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj po ndjek me shqetësim aksidentin tragjik që ndodhi sot në Kroaci ku humbi jetën një shqiptar dhe u lënduan disa të tjerë.

Presidenti Begaj i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Gjithashtu ai i siguron të gjithë familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në vijimësi duke komunikuar me Ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate.

Presidenti i garanton familjarët e të gjithë pasagjerëve te lënduar se shteti shqiptar është pranë tyre.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025