“Përndjekësi serial nga burgu francez”/ Shantazhe online ndaj vajzave, nis një tjetër hetim për 35-vjeçarin

35-vjeçari Fabjan Dodaj vijon të kërcënojë e shantazhojë vajzat shqiptare nëpërmjet rrjeteve sociale nga burgu. Dodaj “u bë i njohur” gushtin e vitit të kaluar, kur edhe pse nga qelitë e burgut ai posedonte një telefon celular dhe nëpërmjet adresave false hapte llogari në Instagram e Tik-Tok dhe publikonte foto denigruese të vajzave.

Autoritet deklaruan se ndaj tij ishin dokumentuar mbi 60 raste dhe në bashkëpunim me autoritetet franceze iu bllokua celulari në qeli. Edhe pas një viti ai përmendet sërish për të njëjtat raste teksa po hetohet nga Prokuroria e Tiranës, pas denoncimit që një 32-vjeçare ka bërë ndaj tij. Bëhet me dije se ajo u tha hetuesve se prej kohësh ai e përndjek me mesazhe denigruese dhe kërcënuese në rrjetin social Instagram.

Disa muaj më parë ai u denoncua edhe në policinë e Lezhës po për përndjekje, por sërish duket se Dodaj arrin të sigurojë celularë duke i futur në burgun “Lyon Cobras” në Francë, aty ku vuan dënimin për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”.

Related posts

Ngjarje TRONDITËSE në Lezhë, e mitura bie nga ballkoni

Zjarri në fshatrat e Vlorës del jashtë kontrollit! Ndërhyn helikopteri me ujë

Zjarri në tregun industrial të plazhit, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë një shkëndijë elektrike! Ky treg nuk përmbush asnjë kriter të…