Përmbytjet në Turqi, momenti kur nëna me fëmijën shpëtohen nga vërshimi i ujërave (video)

Përmbytjet masive kanë përfshirë jugun e Turqisë prej dy ditësh, duke shkaktuar deri më tani mbi 10 viktima dhe disa të humbur.

Pamjet e publikuara nga mediat turke shfaqin përmbytjet apokaliptike, teksa niveli i ujit ka shkuar në mbi 1 metër, ndërsa shumë njerëz kanë ngelur të pastrehë. Por, problemi më i madh i vërshimit të ujërave ishte evakuimi i të bllokuarve në banesat e tyre.

Në mediat lokale janë publikuar disa pamje rrëqethëse kur një nënë e re është shpëtuar për mrekulli nga rrjedha e ujit së bashku me fëmijën e saj.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur