Përmbytjet në Shijak/ Ankohen banorët: Këta janë hajdutë! Nuk kemi nevojë për dy pako makarona e një shishe vaj

Dalja nga shtrati i lumit Erzen ka krijuar një situatë të rëndë në Shijak, Sukth, Katund të Ri dhe në Katund Sukth, duke izoluar mbi 400 banesa.

Qindra banorë kanë mbetur të izoluar, pasi prezenca e ujit kalon 1.5 metra dhe është e pamundur komunikimi me zonat e tjera. Këtyre banorëve nuk u është ofruar asnjë lloj ndihme dhe ndihen të braktisur. Vetëm tetë familje janë evakuuar dhe janë vendosur për momentin në Konvaleshencën e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ndërsa pjesa tjetër po përballet me një situatë të rëndë, pa ujë dhe energji elektrike. Sipas banorëve, kjo është një situatë e përsëritur dhe prej afro dy dekadash nuk është kryer asnjë investim për argjinaturën e lumit Erzen. Artan Pezaku, banor i fshatit Katund i Ri, thotë për gazetën “Panorama” se banesa e tij dykatëshe përmbytet thuajse çdo vit dhe riparimet e dëmeve i kanë kushtuar më shumë se vetë shtëpia.

Artan, si paraqitet sot situata (dje) duke marrë parasysh faktin që uji ka nisur të tërhiqet?

Në radhë të parë uji e ka bërë dëmin. Tërhiqet apo nuk tërhiqet ka pak rëndësi, sepse mos sot, nesër do të tërhiqet. Problemi është se çfarë dëmesh la pas kjo përmbytje.

Çfarë dëmesh pësoi familja juaj nga përmbytja e radhës?

Siç e shikoni, uji është futur në katin e parë afro 1.5 metër. Të gjitha orenditë janë shkatërruar, dyert gjithashtu, instalimet dolën jashtë përdorimit. Neve kemi mbetur të izoluar dhe nuk u bëjmë dot hyzmet as gjësë së gjallë, sepse nuk lëvizim dot, pasi uji vazhdon të jetë prezent dhe ka rrethuar komplet shtëpinë dhe lagjen.

Sa anëtarë jeni në familje dhe ku po qëndroni aktualisht?

Unë, bashkëshortja, fëmijët dhe prindërit e mi. Tani jemi vendosur dhe po qëndrojmë në katin e dytë të objektit. Për fat të mirë deri në katin e dytë uji nuk ka për të ardhur. Kemi ngelur të bllokuar, nuk furnizohemi dot as me ushqime, as gjënë e gjallë nuk e ushqejmë dot.

A ka ardhur njeri për t’u ofruar ndihmë, e kam fjalën nga autoritetet vendore?

Asnjë. Nuk kemi parë asnjë. Kemi dy-tri ditë në këtë situatë dhe nuk ka ardhur njeri të na mbështesë qoftë edhe moralisht. Neve nuk kemi nevojë për dy pako makarona dhe një shishe vaj. Duam gjëra konkrete.

Ku e keni fjalën?

punojë që ne mos të përballemi çdo vit me të njëjtën situatë. Nuk punojnë fare, kanalet pa pastruar, lumi pa pastruar. Ça bëjnë këta, ku i çojnë fondet. Më mirë mos bëjnë ndonjë rrugë dhe këto investime duhet të bëhen patjetër. Çdo vit e njëjta situatë, vjen vjeshta dhe del pranvera, ne me gjak të ngrirë, përmbytemi tani, përmbytemi pastaj. Nuk po ia dalim dot me riparimet e dëmeve, na ka shkuar kostoja më shumë se vetë shtëpia.

Nuk dëmshpërbleheni në situata të tilla?

Në 20 vitet e fundit jemi përmbytur mbi 20 herë. Asnjëherë nuk jemi dëmshpërblyer. Vijnë këtu me ca formularë dhe mbajnë shënime e bëjnë inventarë dhe kalojnë dy muaj harrohen fare. Betohem në Zot se nuk kemi marrë asnjëherë dëmshpërblim. Ore nuk dua të dëmshpërblehem, por më ofro kushtet që të jetoj me djersën time. Të paguaj taksat, më ofro infrastrukturë, po kujt t’ia kërkosh këto, hajdutëve. Këta janë hajdutë.

Burimi: Panorama.al

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024