Përleshja mes ultrasve pas ndeshjes Tirana-Vllaznia, Gjykata e Lezhës liron tetë tifozët

Gjykata e Lezhës ka liruar 8 tifozët e arrestuar të shtunën për përplasjen fizike të ndodhur në një pikë karburanti në Reps të Mirditës pas ndeshjes Tirana-Vllazni në Kukës. Në seancës e zhvilluar me dyer të mbyllura, pasi u dëgjuan palët, Gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje.

Nga përplasja e dhunshme pasditen e së shtunës mbetën të plagosur 5 tifozë. Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Tirana fitoi 0-1 me Vllazninë në stadiumin e Kukësit, për javën e tetë në Superligë. Në “Kukës Arena” të pranishëm ishin tifozët e të dyja skuadrave, që pas përfundimit të sfidës u përleshë.

Pas përfundimit të sfidës, tifozët e Vllaznisë duket se janë ndjerë të zhgënjyer, pasi skuadra e tyre pësoi golin në minutën e 90+7 të ndeshjes, pikërisht në aksionin e fundit nga Hasani. Gjatë gjithë takimit mes “Fanaticsave” të Tiranës dhe tifozëve të Vllaznisë ka pasur ofendime në distancë. Në fundin e ndeshjes, policia dhe siguria janë munduar që mos ndodhin përplasje në Kukës.

Gjatë kthimit në qytete e tyre, respektivisht në Shkodër dhe Tiranë, dy tifozeritë janë gjendur përballë njëra-tjetrës në zonën e njohur si Reps, në Rrugën e Kombit. Në pamje shihen tifozët që përleshen mes tyre, teksa karriget, shkopinjtë dhe sendet e forta nuk kanë munguar.

Rrugës për në kthim, ultrasit nuk kanë lënë pa përdorur sendet e forta kundër njëri-tjetrit, në një përleshje të dhunshme. Të dyja tifozeritë njihen për rivalitetin ndër vite.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)