Përkeqësimi i situatës nga koronavirusi/ Spitali Covid3 hap dyert, ja sa pacientë janë shtruar sot

Përkeqësimi i situatës në dy spitalet e para me pacientë të infektuar me koronavirus ka bërë që Covid 3 të hapë dyert këtë të shtunë të 31 tetorit.

Sipas News 24, në spitalin Covid3 janë shtruar 6 pacientët e parë.

Një ditë më parë, në raportimin e shifrave zyrtare, ministria e Shëndetësisë tha se në dy spitalet Covid ishin të shtruar gjithsej 301 pacientë.

Ndërkohë, vijon të rëndohet bilanci i viktimave. Dje, si pasojë e COVID-19 kanë humbur betejën me sëmundjen 3 pacientë duke e çuar në 502 numrin e personave që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën