Përkëdhelja e infermieres për fëmijën e sëmurë me Covid është kthyer në një simbol

Fotoja është shkrepur në Departamentin e Kujdesit Intensiv të Spitalit Pediatrik të Salesit, ku fëmija 7-muajsh, pozitiv me Covid, u operua për një problem në zorrë. Fotografia është shndërruar tanimë në një simbol.

Rrëfimi i historisë që shfaqet pas shkrepjes së Il Resto del Carlino. Gjithçka filloi në 3 mars kur Matteo Maurizio, 7-muajsh, u transportua në Salesi për shkak të një problemi në zorrë. Nëna e tij thotë:

Atë ditë, 3 mars, isha si e përhumbur. Rreth orës 20:00 rezultati i tamponit ishte pozitiv për mua dhe djalin tim, por nuk ishte e qartë se çfarë do të ndodhte me të, derisa një mjek pa gjendjen time shpirtërore dhe më tha: ‘Djalin tuaj nuk do ta lë derisa të zgjidhim problemin’. Në orën 2 të mëngjesit i bënë një ekografi: zorra e tij ishte përmbysur.

Për të voglin, u pa e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale, e cila rezultoi e suksesshme. Pastaj, u vendos në njësinë e kujdesit intensiv ku nëna, gjithashtu pozitive, nuk mund të hynte. Kështu, nga punonjësit shëndetësor, i dërgoi gruas një fotografi që përjetëson njerëzoren dhe profesionalizmin e punonjësve shëndetësorë, të cilët kujdeseshin për pacientin e vogël. Nëna e Matteo Maurizio kujton:

‘Mos u shqetëso, zonjë, do të kujdesemi ne për djalin tënd, nuk ke pse të shqetësohesh’ dhe kështu ndodhi. Në momentin më dramatik të jetës sime, duke parë këtë foto larg djalit tim, ishte një kthim në jetë pas një makthi që zgjati me ditë.

Tani, pacienti i vogël është kthyer në shtëpi, ku po i nënshtrohet rikuperimit.

Related posts

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi

Dhunoi barbarisht partneren se nuk pranonte ndarjen/ Gazetari i njohur e pëson keq