“Përjetuam një situatë jo të zakonshme”/ Bledi Çuçi në daljen e parë si Ministër i Brendshëm flet për protestat dhe vrasjen e Klodian Rashës. Sot Policia e Shtetit është…

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në daljen e tij të parë si kreu i këtij dikasteri, ka bërë publike rezultatet e një sondazhi mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit. Anketimi i kryer nga qeveria suedeze, tha Çuçi, është kryer përpara ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë, vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie, çka shkaktoi edhe një valë protestash dhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt.

Ministri Çuçi e quajti ngjarjen e rëndë një “rast të veçuar që nuk ka lidhje me trajektoren e punës së policisë”.

“Komunikimin e parë si ministër i Brendshëm me publikun ta bëj e ta paraqisja personalisht këtë barometër, rezultate të sondazhit për arsye se si gjithë shqiptaret, unë në këtë pozicion dhe si anëtar i qeverisë ndihem shumë mirë që perceptimi për punën e bërë nga policia që prej 2013 e deri më sot është jashtëzakonisht pozitiv.

Do e shohim bashkarisht kur të kalojmë rezultatet kryesore të sondazhit por ndihem mirë për këtë komunikim të policisë me publikun e ndryshim rrënjësor të perceptimit të punës.

Sondazhi vjen në një moment specifik se javën e fundit kemi përjetuar një situatë jo të zakonshme nga një rast krejt i veçuar që s’ka lidhje me trajektoren e punës së policisë por nxori në sipërfaqe atë kategori njerëzish apo personazhesh publikë që s’lënë rast pa hedhur baltë mbi punën e policisë dhe qeverisë.

Rezultatet e sondazhit kanë dalë përpara ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë.

Falenderoj paraardhësit e mi që prej vitit 2013 e këto rezultate i dedikohet dhe punës së tyre të palodhur që kanë bërë këto vite për të ndryshuar perceptimin e publikut për policinë.

Policia e shtetit është sot shumë më tepër apolitike, jo e varur, shumë më tepër e besueshme nga publiku për punën që bën, e shef me shumë më tepër respekt punën e policisë, që prej 2013”.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij