Përjashtuan Evën dhe Ermionën/ Gent Hazizi ka dy fjalë për Olta Gixharin: Po kjo që s’ka lënë gjë pa bërë

Aktori i humorit Gent Hazizi, gjithashtu edhe ish-banor i “Big Brother Vip”, ka folur së fundmi rreth vendimeve të rrepta të “Vëllait të Madh” për ofendimet dhe kër cënimet nga banorët.

Genti u shpreh, se Olta Gixhari ka qenë ajo që “ka instaluar dhunën” në “Big Brother Vip”, por sipas tij nuk është dë nuar asnjëherë, përkundrazi, është ‘shpërblyer’ me avantazhe në lojë.

Kështu si një ish-banor, ai ka lënë dyshime se këto ak uza i drejtohen drejpërdrejt produksioni, pasi është ai që i merr vendimet për banorët.

“O ka bërë dh unë verbale Olta Gixhari, o nuk ka bërë njeri. Është ajo që e instaloi dhu nën, që sa hyri. Nuk është marrë ndonjë masë ndaj saj. Çuditërisht ajo nuk është p enalizuar asnjëherë, madje përkundrazi i japin edhe zarft të kuq.

Edhe kur ajo është në nominim, gjithmonë vendoset pyetja “kë doni të shpëtoni”, jo “të largoni”. Olta është ajo që është”- tha Genti, teksa ishte i ftuar në “Wake Up.”

Kujtojmë se aktori Gent Hazizi ishte ndër banorët e parë që u eliminua, pas një debati që pati me Olta Gixharin. Në nominim me këtë të fundit dhe Armaldo Kllogjerin, ishte Genti ai që la shtëpinë.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025