“Përgjegjësia është e imja”/ Deliallisi e ka me dy lojtarët pas humbjes ndaj Dinamos: Nuk bënë detyrat që…

Erzeni u mposht me rezultatin 0-4 nga Dinamo. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, foli e gjitha për dinamovitët. Pas këasj sfide për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi.

“Në radhë të parë nuk jam nga ata njerëz që fshihem ose për t’i vënë fajin dikujt. Eshtë përgjegjësi e imja, pasi gabova në vendosjen e disa lojtarëve. Ishte një nga ndeshjet tona më të dobëta, por komplimentoj kundërshtarët”, u shpreh fillimisht Deliallisi.

“Me Migonën dhe Mëllugjën duhet të ishim më agresivë, por në asnjë moment nuk arritën të bënin detyrat që un kisha dhënë. Por në momentin që unë vendos jam ai që duhet të marr përgjegjësi, nuk i fshihem asgjëje”, tha Deliallisi.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)