Gjatë gjithë ditës, dëgjojmë dhe marrim lajme nga më të ndryshmet dhe duam s’duan kjo ndikon në gjendjen mendore dhe nivelin e stresit. Ajo që ndoshta s’dini, është se nuk ka asgjë që një gotë verë të mos e zgjidhë. Uleni përpara TV, një gotë verë të kuqe, një maskë fytyre (relaksuese), një serial i mirë dhe kaq.
Përpos kënaqësisë, ka plot arsye të tjera pse nuk duhet ta ndani verën nga tryeza dhe shumica prej tyre lidhen me shëndetin fizik!
- Mund të mbajë alergjitë nën kontroll
Tingëllon çuditshëm, por është e vërtet. Në plot 80 studime, publikuar së fundmi në revistën Diseases, kërkuesit dolën në përfundimin se antioksidantët e gjetur në verën e kuqe mund të reduktojnë simptomat e alergjisë dhe astmës. Sigurisht që për t’i konfirmuar këtë përfundime duhen kërkime të mëtejshme, por vera e kuqe është goxha premtuese. - Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Një studim i kryer në vitin 2007 ka sugjeruar se disa përbërës të gjetur në rrushin e kuq, ndihmojnë në promovimin e shëndetit kardiovaskular. Verërat e prodhurara në Jug-Perëndim të Francës dhe Sardenjë, ku njerëzit kanë jetgjatësi më të lartë, kanë në përbërjen e tyre sasi më të mëdha të këtij përbërësi. Një tjetër studim në Harvard ka zbuluar se verëdashësit kanë më pak mundësi të pësojnë atak kardiak. - Përmirëson shëndetin e syve
Një studim i kryer në Islandë ka zbuluar se pirësit e moderuar të verës së kuqe kanë 32% më pak mundësi për të pësuar katarakte sesa ata që nuk konsumojnë verë. - Ul rrezikun e kancerit
Sipas Universitetit të Virxhinias, një proteinë e gjendur në lëkurën e rrushit, mund të vrasë qelizat e kancerit. Resveratroli mund t’i vdesë këto qeliza duke bllokuar zhvillimin e proteinës që i ushqen ato. - Përmirëson shëndetin dentar
Antioksidantët e gjendur në verën e kuqe ngadalësojnë zhvillimin e baktereve në gojë dhe po kështu edhe të kaviteteve. - Ul nivelin e kolesterolit
Varietetet të pasura në fibra mund të ulin nivelin e kolesterolit në gjak. Pjesëmarrësve të shëndetshëm në një studim iu dhanë suplemente të rrushit që gjenden në verën e kuqe. Tek ata u pa një ulje prej 9% të kolesterolit “të keq” që bllokon arteriet. Pjesëmarrësit më nivele të larta kolesteroli, patën një rënie prej 12%. - Ndihmon në parandalimin e ftohjes
Falë antioksidantëve që ndodhen në verën e kuqe, ata që pijnë gati 14 gota verë të kuqe në javë, kanë 40% më pak mundësi për t’u ftohur.
Burimi: Cosmopolitan