Përçarje mes tyre?! Zënka me Bora Zemanin, reagon menjëherë moderatorja e njohur shqiptare

Së fundmi qarkulloi një video e Megi Pojanit dhe Bora Zemanit në “Dancing with the stars”, që u komentua si zënkë mes dy vajzave.  Ishte një moment kur Megi iu kthye Borës, teksa kjo e fundit po iu rikujtonte anëtarëve komentet negative që i kishin dhënë javën e shkuar Megit.

“Bora a do që të më shajnë? Pse këmbëngul?”, ishte shprehur Megi.

E ftuar në “Wake up”, Megi i hodhi poshtë fjalët për një zënkë mes saj dhe Borës.

“Kur u zgjova të nesërmen dhe e pashë mu duk çmenduria më e madhe. Mbase ka dhe ndonjë që s’e kupton. Ishte me shaka replika që i bëra Borës. Ndërhyrja e saj ishte me vend, unë thjesht atë natë nuk kisha nerva që të debatoja prapë me jurinë. Bora po më mbronte, por kjo gjë do zgjaste debatin me jurinë”, tha Megi.

Related posts

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham

E TURPSHME! Ina-Stenaldos: Manjak, sheh çdo vajzë…