Përballë Blendi Fevziut, Edi Rama flet për herë të parë për skandalin McGonigal: Nuk ka shans ta pranoj…

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu ka pohuar se nuk do të pranojë kurrë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me çështjen McGonigal. Rama tha se ky është një abuzim nga ana e opozitës. “Nuk ka aasnjë shans ta përdorin kuvendin për ta kthyer në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme, pa asnjë bazë”, tha ndër të tjera Rama.

Pjesë nga intervista në studio

Fevziu: Përse nuk e pranoni komisionin hetimor për çështjen McGonigal?

Rama: Për çfarë ? Nuk jemi në pikën që unë pretendoj se ju merreni me trafik droge dhe unë hetoj. Kjo ndodhte në kohën e diktaturës, që unë ngre akuzën dhe pastaj kërkoheshin provat. Kjo nuk ka për të ndodhur, sepse ky është një abuzim ekstrem me çdo normë etike, me çdo normë të lirisë dhe të drejtave të njeriut, me çdo normë të bashkëjetesës institucionale. Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam jo djali i Kristal Ramës, por djali i satanait. Këtë të drejtë ta mbajnë për vete dhe ata që ju besojnë t’i venë nga pas, por nuk kanë shans ta përdorin kuvendin për ta kthyer në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme, pa asnjë bazë.
Fevziu: Mbi çfarë rregullore e refuzoni këtë komision?

Rama: Çdo gjë ka një cak.

Fevziu: Nuk do ta pranoni komisionin?

Rama: Nuk ka shans.

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt