Për tu mos u humbur! Papagalli i vjedh kufjet gazetarit në transmetim direkt (VIDEO)

Nicolas Krumm, një gazetar Kilian, është befasuar nga një papagall tek ishte në transmetim direkt.

Krumn, po raportonte për vjedhjen e një shtëpie, ndërkohë që në pak sekonda është bërë vetë “viktimë” e një vjedhjeve.

Në një video që është bërë virale, shfaqet gazetari që po raporton, ndërkohë që në shpatullën e tij qëndronte një papagall, i cili në një moment i vjedh kufjet.

Gazetari i habitur, i cili punon për Chilevision, tentoi ta kapte, por ishte shumë i ngadalshëm dhe zogu u zhduk me “çmimin e tij.”

“Papagalli më vodhi kufjen”, dëgjohet duke thënë gazetari në video.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën