Për Tiranën vjen një “tërmet” brenda tërmetit… Kriset mardhënia Shehi-Halili, zbulohet arsyeja

Në 25 shtator tekniku i Tiranës Orges Shehi ka festuar 46 vjetorin e lindjes e si është e natyrshme, kanë vërshuar mesazhet e urimit, ku çuditërisht mungon ai që duhej të ishte i pari: urimi i Tiranës. Janë fotot e ndeshjes së fundit, pesë ditë më parë dhe postimi ngushëllues për humbjen e ish-kampionit bardheblu Osman Mema. Nga trajneri nuk duket gjurmë… E pra, në faqen zyrtare klubi ka qenë gjithnjë i kujdesshëm për të uruar ditëlindjen edhe të lojtarëve që pak e kanë parë fushën. I fundit urim për ditëlindje, sidoqoftë, ishte ai i kapitenit Najdovski.

Të jetë harresë e patëkeq urimi i Shehit? Nuk duket edhe aq, të paktën jo nëse është e vërtetë se dy të dhëna bëjnë një provë. Humbja në javën e pestë kundër Erzenit mjaftoi që në sipërfaqe të dalin të gjithë skorjet e një konflikti të brendshëm, që nuk është i ri. Pas 2-2 në Niko Dovana kundër Teutës, në javën e dytë të kampionatit, u kuptua një lloj pakënaqësie e teknikut ndaj presioneve që vinin nga majat e drejtimit të klubit.

Sipas asaj që filtron brenda klubit mes presidencës dhe stafit teknik të Tiranës po zhvillohet një luftë e ftohtë e heshtur, por që ka nxjerrë majën e ajsbergut. Në thelb janë zgjedhjet për formacionin titullar, për të cilat Shehi nuk pranon asnjë ndërhyrje, ashtu si është normale të jetë. Atmosfera te bardhblutë nuk është ajo më e mirë, ftohtësia e mardhënieve mes palëve është e dallueshme, ndaj dhe është e vështirë të perceptohet si “harresë” mungesa e urimit të ditëlindjes.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)