Për të mos u humbur! Blendi Fevziu ndan historinë frymëzuese të shqiptarit në Britani

Gazetari Blendi Fevziu ka ndarë një histori frymëzuese në rrjetet sociale të cilën nuk duhet ta humbisni. Në Britaninë e Madhe ka shumë shqiptarë dhe një prej tyre ëdhë edhe ky vlonjat, të cilin Blendi e ka takuar në aeroportin e Belfastit, Irlandë e Veriut.

Blendi shkruan krah fotos:

“La menjane makinen e vogel mbi te cilen po pastronte dyshemene e aeroportit te Balfastit ne ate ore te vone dhe me ftoi per kafe. U mundova ta refuzoja me xhentilese, duke e falenderuar dhe kur insistimi nuk rreshti i tregova qe zona e kafeneve ishte mbyllur tashme. Mos ki merak me tha, beri perpara, hapi shiritin qe ndalonte hyrjen e kafeneve, ndezi ekspresin nen hutimin tim total.

? I kam une me qira keto ketu me tha, po hajde ulu.

? Ti po laje dyshemene i thashe, c’pune ke me lokalet.

? Jam pronari. Dyshemene e bej si pune shtese. Sot s’kisha punetor dhe po e bej vete. Sapo mbylla lokalet.

U zgjat mbi banak, mori nje cope kek dhe ma afroi ndersa ngrohej ekspresi. Kete e ben nje grua nga Vlora me tha. E ben si qemoti. Une ja marr asaj dhe i shes.

Historia e tij ishte thuajse e pabesueshme. Kishte ikur nga Sevasteri i Vlores si shume shqiptare te tjere ne vitet ‘90 – te. Kishte kaluar malin per ne Greqi ku kishte punuar ca vite. Ishim shume vellezer me tha dhe shume te varfer. Prisja qe vellai te hiqte kepucet qe ti vishja une. Pas ca vitesh ne Greqi kishte marre rrugen per Angli. Nen kamion nga Franca ne Britani. Kishte punuar ne Londer dhe ku djali i vetem po i rritej ishte transferuar ne Irlanden e Veriut. Kishte bere cdo lloj pune dhe tani kishte nje stabilitet financiar per tu admiruar. Por punonte serish. Ku te mundete. Me pasionin qe mund te punoje vetem nje njeri qe e do punen. Kur kisha prinderit gjalle me tha, shkoja ne Shqiperi me makine. Ishte larg, por e mbushja me dhurata per plakat dhe pleqte e fshatit. tani vinte me rralle. Djali po i behej grafik dizajner dhe ishte krenar per te.

? Ne nuk beme shkolle, tha, nuk mundem. Por djali po!

Me percolli deri tek avioni. Me mahniti historia e tij. Besimi se me pune mund te rimekembesh. Ishte kaq e ngjashme me historite e plot emigranteve te tjere qe kisha takuar ne cepa te ndryshem te botes. Qe iken nga mjerimi i viteve ‘90, qe besuan tek enderra e lirise dhe ajo jua ktheu serish mbrapsht.”

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!