“Për ne është një luftë”/ Gvozdenovic motivon lojtarët e Skënderbeut përpara takimit me Dinamon: Kemi besim dhe them se do të…

Fitorja ndaj Egnatias në javën e parë të kampionatit duhet harruar shpejt, sepse për Skënderbeun vjen përballja me Dinamon. Korçarët do të luajnë ndeshjen e parë të sezonit në shtëpi me një moral të lartë, por përballë kanë një kundërshtar që pavarësisht humbjes ndaj Tiranës ka bërë një merkato cilësore. Në konferencën për shtyp, trajneri i Skënderbeut Ivan Gvozdenovic flet në prag të përballjes.

“Mendimi im ëshë se nuk është më ajo skuadër që kemi luajtur në Kategorinë e Parë, tani është një skuadër më e fortë, me një trajner që ka një mentalitet ndryshe. Nesër do të jetë një ndeshje e fortë, kemi besim dhe them se do të marrim tre pikë.

Është një luftë, pasi do të jetë një përballje e fortë, do të ketë shumë dyluftime, shumë vrapime. Jemi të gjithë gati dhe sa i përket formacionit mund të them se do të ndryshoj vetëm dy ose tre lojtarë nga formacioni fitues me Egnatian”. Përfundoi trajneri i Skënderbeut

Related posts

Fotokopje e ndeshjes së parë, Vllaznia e vajzave eleminon Kolos Kovalivka dhe kalon në raundin tjetër të Kupave të Europës

Partizani, akuza gjykimit për sfidën me Vllazninë, klubi kryeqytetas ankesë Federatës për Feratajn dhe Jorgjin

Fitore me një goditje në portë e shumë polemika, Teuta mposht Dinamon (video)