Për herë të parë në një finale Kupe, presidenti i Egnatias “HAP PORTOFOLIN”; zbulohet shuma e premios për skuadrën

Të programosh një sezon në çdo detaj dhe për më tepër duke respektuar të gjitha afatet logjike për ndërtimin e një skuadre, të ndihmon dhe jo pak për të ngritur një grup të suksesshëm që javë pas jave konsolidohet edhe më shumë duke e mbyllur sezonin me këmbën në gaz.

Egnatia po jeton sezonin më të lavdishëm të klubit. Në kampionat skuadra rrogozhinase ka mbrojtjen më të mirë dhe sulmin e tretë më produktiv ndërsa vetëm një sukses në javën e ardhshme dnaj Kastriotit e ndan nga objektivi filllestar dhe më i rëndësishëm, kualifikimi në Conference League.

Më pas, 1 qershori në “Arenën Kombëtare” kundër Tiranës do të jetë “qershia mbi tortë”. Presidenti Agim Demrozi ka menduar të shpërblejë skuadrën për këtë sukses. Sipas shtypit të shkruar raportohet se 7 milionë lekë do të shpërndahen si premio te lojtarët dhe stafi i skuadrës.

Titullarët me shumë gjasa do të marrin nga 400 mijë lekë, teksa pjesa tjetër do t’u shpërndahet edhe stafit dhe lojtarëve të stolit.

Related posts

“Dinamon e dominuam nga minuta e parë”, Gvozdenovic ngre në qiell Elbasanin: Sot ishim shumë mirë dhe nga aspekti për të menaxhuar situatat

“Nuk kam çfarë iu them lojtarëve”, Ilir Daja nervoz pas ndeshjes me Elbasanin, kapet me gjykimin: Merrni ato në studio e shikoni se çfarë…

Nesër bëhet prezantimi! Vllaznia afron një ish-lojtar për të tentuar titullin (EMRI)