Për herë të parë në histori! Papa Françesku u jep grave të drejtën për të votuar

Papa Françesku do të lejojë për herë të parë gratë të votojnë në mbledhjen e peshkopëve në tetor, e cila ndodh për herë të parë në histori.

Rregullat e reja të shpallura të mërkurën do t’u japin pesë motrave fetare të drejtën e votës në sinod, i cili është një organ këshillues papal.

Në të kaluarën, gratë lejoheshin të merrnin pjesë në tubim vetëm si vëzhguese.

Megjithatë, reformat shihen si një ndryshim i rëndësishëm për Kishën Katolike Romake, e cila ka qenë e dominuar nga meshkujt për shekuj.

Papa Françesku njoftoi se të drejtat e votës do të zgjerohen edhe për 70 anëtarë jo-klerikalë të komunitetit fetar, duke e larguar sinodin nga të qenit një mbledhje vetëm e hierarkisë së Kishës.

Papa, i cili ka mbrojtur reformën, ka thënë se ai shpreson se gjysma e tyre do të jenë gra dhe gjithashtu e ka vënë theksin në përfshirjen e të rinjve.

“Është një ndryshim i rëndësishëm, nuk është një revolucion,” tha kardinali Jean-Claude Hollerich, një organizator kryesor i sinodit.

Christopher Lamb, korrespondent i Vatikanit për botimin e lajmeve katolike The Tablet, i tha programit Neëshour të BBC Ëorld Service se ndryshimet ishin “shumë domethënëse” dhe një përpjekje e Papës për të marrë vendime për të ardhmen e Kishës më gjithëpërfshirëse.

Ai shtoi se reformat në lidhje me gratë pasqyruan një dialog “të paprecedentë” mbi çështjen e përfaqësimit të grave që kishte ndodhur për disa kohë.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën