“Për 8 vjet ju kanë diskriminuar, por i kanë bërë hesapet gabim”/ Basha para mbështetësve në Kukës: Po vjen ora e llogarisë

Këtë të premte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në qytetin e Kukësit. Në fjalën e tij para mbështetësve të PD, Basha u shpreh se kuksianët do ti prijnë fitores në 25 prill.

Sipas Bashës, qeveria dhe kryeministri Rama e kanë diskriminuar Kukësin, por sipas tij ka ardhur ora e llogarisë.

“Mirëse ju gjej në Kukësin e bujarësisë, fisnikërisë dhe në Kukësin që do t’i prije fitores. Për 8 vjet qeveria dhe kryeministri në ikje e kanë shkelur Kukësin me këmbë,  ka shkatërruar ekonominë tuaj familjare, ju ka nëpërkëmbur dhe përbuzur. Por i kanë bërë hesapet gabim, ora e llogarisë po vjen. Në 25 prill është dita e madhe e ndryshimit.

Kukësianët do të jetojnë me dinjitet, me punë dhe paga dinjitoze këtu në Kukësin tuaj në Kukësin tonë. Shumë shpejt do të marrë fund diskriminimi”, u shpreh Basha.

Më pas Basha premtoi për hapjen e një universiteti. “Mbyllja e Universitetit…Ju jap fjalën se një ndër inkubatorët e teknologjisë së informacionit në bashkëpunim me universitetin e njohur në Austri, do të hapet këtu në Kukës.  Kukësi do kthehet jo thjesht në një qendër kualifikimi, por do ta kthejmë në atë që e ka bërë zoti, kryeqendrën e verilindjes”.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…