“Penalltia kundër Tiranës ishte qesharake”, Gent Muça kritikon ashpër Kridens Metën: Rast i turpshëm për futbollin shqiptar

Gentian Muça ka komentuar penalltinë e akorduar në favor të Bylisit në ndeshjen kundër Tiranës. Ai 11-metërsh i dha 1 pikë mallakastriotëve, por ndali bardheblutë drejt titullit kampion.

Në panelin e emisionit “Tibo Gol”, Muça theksoi se rasti në fjalë është qesharak.

Sipas tij nuk është penallti dhe kjo duhej riparë në VAR.

“Nuk dua ta shoh shumë përsëritjen e penalltisë kundër Tiranës, ishte qesharake. Kacorri nuk ishte në kontroll të topit, ai rrëzohet më kot dhe është shumë e turpshme që ky rast të akordohet penallti, e dinë të gjithë ata që kanë luajtur futboll. Nuk e rishikuan në VAR këtë rast”, tha Muça.

Related posts

Komisioni i Disiplinës me dortë të hekurt, pasoja për Partizanin dhe Tiranën, pezullime te Elbasani dhe Vllaznia

Tragjedia e Alvarez, mesfushori vendos përfundimisht të ardhmen e tij te Tirana

Kategoria e Parë luan javën e 25-të, zbuloni dy përballjet e fundjavës që do të transmetohen në RTSH