Penallti, polemika, tituj të hequr: Inter-Juventus, sfida që ka bërë historinë e futbollit italian

Inter-Juventus mbart një seri kujtimesh, ndeshjesh të jashtëzakonshme, të bujshme që vetëm një libër i madh mund të përmbajë historinë e hollësishme të atyre më të rëndësishmeve. Sot  do të jetë ndeshja e 180 në Serie A mes interit dhe Juventusit  një bilanc që i buzëqesh bardhezinjve (86 fitore kundër 48 zikaltër e 45 barazimeve)

Do të jetë një Inter me shumë mungesa në mbrojtje. Dëmtimi i fundit, sipas rendit kronologjik, është ai i Alessandro Bastonit, i cili pati probleme në ndeshjen e fundit të Champions League me Porton.  Mbrojtësi pësoi një tendosje në kofshën e majtë, gjë që e dëshmuan edhe testet klinike. Shqetësuese është gjendja e  Milan Skriniar, i cili po përballet me një problem me shpinën dhe me shumë mundësi nuk do të përdoret në ndeshjen ndaj Juventusit. Mungesat e ndryshme mund ta detyrojnë Simone Inzaghin të bëjë zgjedhje të detyruara në mbrojtje.

Në veçanti, ndaj Juventusit Interi mund të dalë në fushë me treshen mbrojtëse të përbërë nga Darmian, De Vrij dhe Acerbi. Sa i përket sulmit mednohet se Inzaghi do të hedhë në fushë Dzekon dhe Lukkaun. Në krahun tjetër, Allegri duhet të presë ende për gjendjen fizike të Bonuccit, ndërsa gjendja e Di Maria-s do të monitorohet cdo minutë, mendohet se Allegri mund ti garantojë argjentinasit 50- ose 60 minuta.

Allegri nuk ka gjasa të ndryshojë asgjë në sistemin e lojës. Por duhet të kuptojmë se kush do të jetë mbrojtësi i tretë që do të veprojë para portës së Szczesny së bashku me Bremer dhe Danilon. Në mungesë të Bonuccit, mund të rikthehet Gatti, i cili zhvilloi ndeshjen e tij më të mirë të sezonit deri më tani ndaj Freiburg.

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës