Penallti e humbur dhe shumë mundësi për gol, Ballkani dështon ndaj ekipit maltez (video)

Ballkani është ndalur në një barazim 0-0 ndaj ekipit maltez Hamrun në raundin e dytë të ndeshjes së parë të Conference League. Vendasit dominuan por nuk ishin të saktë për të gjetur rrugën e rrjetës. Pas eliminimit me penallti përballë Santa Koloma të Andorrës në Ligën e Kampioneve, kalimi në Conference League pritej të kthente Ballkanin te sukseset. Por përballë Hamrun, ekipi i Ilir Dajës ka dominuar, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës me fazën sulmuese që mbetet problem.

Në fakt Ballkani e kishte mundësinë e artë për të gjetur rrjetën, teksa fitoi penallti në pjesën e parë të ndeshjes, por e gaboi atë me Emërllahun, duke bërë që ndeshja e parë të mbyllej me shifrat 0-0 dhe të vështirësojë kalimin e mëtejshëm që ekipi duhet ta sigurojë nëpërmjet transfertës në Maltë.

Ndeshja e kthimit mes Ballkanit dhe Hamrunit do të luhet një javë më vonë më datë 30 korrik në Maltë me fillim nga ora 20:00.

Related posts

Pas festës shpërthejnë lotët, lojtari nuk do të marrë pjesë në festë; Hysaj e ngushëllon (video)

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)