Penallti e humbur dhe dy gola të shënuar, Partizani dhe Egnatia prodhojnë gjithçka përveç fituesit

Partizani dhe Egnatia kanë ndarë pikët në kryendeshjen e kësaj jave në Kategorinë Superiore. Dy skuadrat pretendente e kanë mbyllur 1-1 ndeshjen mes tyre në “Arenën e Demave” në një sfidë që dhuroi shumë emocione.

Sfida nisi me një gol të bukur të Partizanit nga Bintsuka, por më pas vazhdoi me një kryevepër të rrallë të Fernandos, i cili shënoi me një goditje nga distanca që nuk i dha mundësinë të reagonte Hoxhës. Rrogozhinasit kishin rastin e artë për të kaluar në avantazh në fundin e pjesës së parë, kur fituan penallti, por Hoxha priti gjuajtjen e Duamenës.

Pjesa e dytë pa lojë të hapur nga dy skuadrat, që lejuan më shumë hapësira në prapavijë. Por në fund asnjëra nuk diti të gjente përsëri rrugën e rrjetës dhe u desh të kënaqej me një pikë në këtë barazim.

Related posts

VIDEO/ Shtesa rezulton fatale për Tiranën, Flamurtari shpëton “lëkurën” në fund

Ndodh në Superiore/ Alarm përpara ndeshjes, përplasje fizike mes dy futbollistëve në stërvitje

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi