Penallti, autogol dhe ndeshje e bllokuar/ Qatip Osmani duhet të harrojë debutimin, Erzeni i merr pikë në Shkodër

Vllaznia dhe Erzeni janë ndarë në “paqe”. Ndeshja e vlefshme për javën e 11-të të Superiores përfundoi në barazim. Rezultati final i sfidës ishte 1-1. Golin për ekipin shkodran e shënoi Bekim Balaj, ndërsa për t’i dhënë barazimin Erzenit, Qarri ishte i pafat dhe dërgoi topin në rrjetën e tij.

Me këtë barazim Vllaznia dhe Erzenin mbeten në kuotë të njejtë pikësh prej 13 të tillash. Shkodranët renditen në vendin e 5-të, ndërsa shijakasit në vendin e 6-të.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)