Diplomati i lartë i Kinës u ka kërkuar shteteve fqinje të ruhen nga ambiciet gjeopolitike të Uashingtonit në Azi dhe bëri thirrje për bashkëpunim rajonal për të penguar provokimet e huaja në Detin e Kinës Jugore.
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij malajzian se anëtarët e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) duhet të punojnë së bashku për të garantuar sigurinë në rajon.
Diplomati i lartë argumentoi se “Deti i Kinës së Jugut nuk duhet të jetë një terren për luftime e fuqive të mëdha të mbushura me anije luftarake”, duke shtuar se “Kina dhe ASEAN kanë kapacitet dhe përgjegjësi tw plotw për të ruajtur paqen dhe qetësinë”.
Më herët të martën, Wang, i cili po viziton Malajzinë si pjesë e një turneu në Azinë Juglindore, bëri thirrje për bashkëpunim midis shteteve të ASEAN për të hequr “përçarjen e jashtme” në Detin e Kinës Jugore.
Ai u bëri thirrje partnerëve rajonalë të Kinës të qëndrojnë “vigjilentë” kundër strategjisë së Uashingtonit “Indo-Paqësor”, e cila tha ai paraqiste një rrezik të sigurt e të qartë për Azinë Lindore.
Tensionet midis Pekinit dhe Uashingtonit janë rritur prej muajsh, me patrullat detare të SHBA-së përmes Detit të Kinës Jugore duke vazhduar të rrisin tensionet nw marrëdhëniet dypalëshe. Uashingtoni ka kryer shpesh të ashtuquajtura misione “liri të lundrimit” – si dhe misione të mbikëqyrjes ajrore – në rajon, duke pretenduar se operacione të tilla mbrojnë trafikun detar atje. Pekini ka denoncuar praninë ushtarake të SHBA-së, si një provokim që kërcënon sovranitetin e tij territorial. Kina ka akuzuar Uashingtonin për “militarizimin” e Detit të Kinës Jugore, duke paralajmëruar se aktiviteti i padëshiruar detar mund të çojë në aksidente. Ndërkohë, SHBA ka pretenduar se Pekini po synon të krijojë një “perandori detare” në rajon.