PE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën, Kurti: Të ndiqet nga Këshilli Europian

Pjesa më e madhe e anëtarëve të Parlamentit Europian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Ndërkohë pritet që ky vendim të miratohet edhe në Këshillin Europian.

Ky vendim është mirëpritur nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili shkruan në Twitter se shembulli i Parlamentit Evropian duhet të ndiqet edhe nga Këshilli Europian. Sipas tij izolimi i qytetarëve të Kosovës është i padrejtë.

“Unë e mirëpres votën e sotme të shumicës dërrmuese nga PE në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Këshilli Europian duhet të ndjekë shembullin e Komisionit Europian dhe vullnetin e shumicës së Parlamentit të BE-së dhe të veprojë për t’i dhënë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës”.

Më parë Komisioni Europian ka konfirmuar që Kosova ka përmbushur të gjitha standardet e liberalizimit të vizave.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!