PD zgjedh drejtuesit e Departamenteve të Arsimit dhe Ekselencës (LISTA)

Zgjidhen drejtuesit e departamenteve të Arsimit dhe Brain Gain/Ekselencës. Hapje ndaj kontributeve më të mira akademike dhe profesionale.

Vijon ngritja e departamenteve në
Partinë Demokratike. Pasditen e së martës u zhvilluan zgjedhjet për Departamentin e Arsimit dhe Departamentin Brain Gain dhe Ekselencës.

Për departamentin e Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Innovacionit kandiduan:

1. Ilirjana Kucana
2. Lili Sula

Për Departamentin e Brain Gain dhe Ekselencës, kandiduan:

1. Ana Perduka
2. Andi Mustafaj
3. Elior Vila

Me shumicën e votave të anëtarëve,

– Lili Sula, u zgjodh drejtuese e Departamentit të Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Innovacionit
– Andi Mustafaj, Drejtues i Departamentit të  Brain Gain dhe Ekselencës – për rrjetin ndërkombëtar
– Elior Vila, Drejtues i Departamentit të  Brain Gain dhe Ekselencës – për rrjetin kombëtar.

Grupit të punës iu bashkuan nëpërmjet platformës online pedagogë nga Universitetet më të mira në Amerikë, të rinj ekselentë të shkolluar e punësuar jashtë vendit, të cilët kanë dëshirën për të kontribuar për vendin e tyre.

Pak ditë më parë në Departamentin e Sigurisë Publike drejtues u zgjodh z. Avenir Peka.

Për herë të parë, Partia Demokratike, fut votimin on-line për zgjedhjen e drejtuesve të departamenteve duke i dhënë mundësinë e votës çdo anëtari departamenti që do të dojë të shprehë me votë zgjedhjen për drejtues departamentesh, pavarësisht ku ata ndodhen.

Procesi i ngritjes së departamenteve pranë Partisë Demokratike është një platformë që mundëson përthithjen e kontributeve më të mira akademike dhe profesionale dhe ekselencave në fusha të ndryshme, por edhe për hapjen e Partisë Demokratike ndaj shoqërisë.

Related posts

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…

Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!