PD nuk u regjistrua nga KQZ, vjen reagimi i parë nga radhët e Berishës

Përfaqësuesi i Sali Berishës në KQZ, Ledio Nuraj deklaroi se vula dhe simbolet e Partisë Demokratike janë në dorën e anëtarësisë.

Pas vendimit të Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi për mos regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit, Nurja u shpreh se anëtaësia ka zgjedhur Berishën si kryetar dhe shtoi se vendimi do të ankimohet në KAS.

“Duhet të ndërgjegjësohemi, siç u pa edhe sot, vula nuk ka kaluar ashtu siç është munduar të paraqesë propaganda e qeverisë deri më tani. Vula, simbolet dhe PD është në dorën e  anëtarësisë dhe atje ku është anëtarësia.

PD e vërtetë, është ajo PD ku aderon anëtarësia e saj prej 32 vitesh, me kryetar Sali Berishën. Ne kemi kërkuar të zbardhet sa më shpejt vendimi i sotëm, për të cilën do të ushtrojmë të drejtën ankimore, në KAS dhe më tej nëse është e mundur”, theksoi ai.

Related posts

Alivoda transferohet në Dubai, Vllaznia zbulon detajet e transferimit

AF Elbasani blindon portën, firmos me ish-gardianin e Genoas (FOTO)

Osteoartriti tek moshat e reja – Ja shenjat si ta kuptoni dhe parandaloni