“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika

Kryedemokrati Sali Berisha ishte sot në konferencën e radhës me gazetarët nga selia e PD-së. Berisha denoncoi edhe një herë tjetër farsën elektorale të 11 majit, teksa paraqiti një video tjetër ku pretendohej se një punonjës poste në Barbullush mblidhte kartat e identitet disa të moshuarve.

I pyetur nga gazetarët se pas 35 vitesh do vijojë ende të jetë aktiv në politik, kreu i PD-së shprehet se është me mision.

“Nëse ka një njeri që ka dëshmuar qëndrime të pamposhtur është Sali Berisha. Po i heq të gjitha mënjanë, përmbysjen e diktaturës komuniste, ndërtimin e institucione të reja të shtetit demokratik. Anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kalimi në ekonominë së tregut, lëvizja e lirë dhe marrja e rekomandimit nga KE për marrjen e statusit të kandidatit, stabilizim asociimi. Dy projektet e shekullit TAP dhe Devolli. Po i lëmë këto të gjitha,. Marr vetëm 2, Berisha u ngrit pasi humbi zgjedhjet dhe dha dorëheqjen, mori një vendim të drejtë, dha dorëheqjen nga partia. A nuk ishte ky një akt madhor në favor të demokracisë?! Rama me Soros, sanksionoi Sali Berishën. Pa fakt, dokument, kërkuan që ta rëndonin politikisht. Të kontrollonin PD. Kush u ngrit? Sali Berisha u ngrit dhe tha Jo. Unë s’isha, ishin anëtarët e saj.

A nuk janë këto kontribute madhore të atij Berishe që u tërhoq nga jeta politike? Pse nuk e bëri dikush tjetër? Nano nuk u ngrit, dha dorëheqjen. Mund të kesh 30 vite, por varen nga kulmet që ke mbrapa. Janë maja frymëzimi. Tregojnë mision. Ky është mision. Janë shfazuar. Një verbëri dhe tërbim deri në primitivizëm. Përpiqen me çdo kusht të mbrojnë farsën. Njerëz që paguhen nga narko shteti. Nga mëngjesi në darkë mashtrojnë njerëzit. Më thuaj ti, nuk ka moshë kurrë mbrojtja e së vërtetës. Njeriu i civilizuar të vërtetën duhet ta mbroj deri në orën e fundit të jetës së tij. Ky është raporti me të vërtetën. Imagjino të mos bëheshin këto konferenca të përditshme. Do dëgjoja poezitë e llum intelektualëve duke hyjnizuar mandatin e katërt të Edi Ramës. Nuk po qëndroj kot kundër. Unë çdo ditë do mbroj të vërtetat, ky është interesi i shqiptarëve”, thekson Berisha.

Related posts

Veshja e Ramës në ditën e votimeve, stilisti i njohur: Krijimi i tij, ngacmim për Berishën

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!

“Nuk është pyetja a do të fitojmë, por sa”/ Rama ironizon Berishën: Politikan i…