PD-LSI: Hapje 100% të listave pa prekur koalicionet. Nuk ndryshohen rregullat 8 muaj para zgjedhjeve

Opozita e Bashkuar akuzon kryeministrin Edi Rama se me ndryshimet e njëanshme kushtetuese që kërkon të miratojë më 30 korrik po përpiqet të ndryshojë rregullat e lojës 8 muaj para zgjedhjeve dhe e fton për reflektim.

Gazmend Bardhi: “Rama po bën atentat dhe puc kundër demokracisë. Nuk mundet që me një veprim të nëjashnëm dhe kalkulim të ,momentit të hedhësh në erë Kushtetutë dhe demokracinë e vendit.

Është momenti që maxhoranca e qeveria ti thotë po listave 100% të hapura, ti thotë po integrimit europian e të mos humbim kohë me lojrat politike. Hallet e shqiptarëve janë më të mëdha se hallet e mbijetës së Ramës në politikë ‘

Sekretari i Pergjithshem i PD-se, Gazmend Bardhi, perfaqesuesi i PD-se ne keshillin politik, Oerd Bylykbashi dhe perfaqesuesi i LSI-ne, Petrit Vasili ishin mesditën e sotme në një konferencë me gazetarët për të argumentuar se hapja 100% e listave dhe koalicionet parazgjedhore në të njëjtën kohë janë plotësisht të mundshme.

Si shembull ata kanë marrë Kosovën

Oerd Bylykbashi: “Fleta e votimit me koalicione nuk është libër i trashë, siç thotë Edi Rama. Do të vazhdojë të jetë e thjeshtë. Më poshtë një shembull i fletës së votimit me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore. Shembulli tregon që nuk ka asnjë pengesë për zbatimin e listave të hapura 100% dhe koalicioneve parazgjedhore.

5 dite negociata

PD dhe LSI thone se janë gati të vijojnë negociatatat për hapjen e listave por vija e kuqe mbeten koalicionet parazgjedhore

Gazmend Bardhi: “Jemi gati të punojmë pa asnjë ndërprerje me palën tjetër për hapjen e listave 100% për çdo cështje tjetër nuk jemi të hapur, e para pasi nuk mund të ndryshohen rregullat e lojës 8 muaj para zgjedhjeve. Çështjet që shtron Edi Rama prekin dhe hapin nga e para marrëveshjen e dakordësuar në qershor. Marrëveshja ishte e dakorduar dhe u mbështet dhe nga ndërkombëtarët dhe nuk mund ti kthehemi më çështjeve të cilat i kemi konsideruar të mbyllura dhe dakordësuar”

Ata ftojnë maxhorancën të heqin dorë nga teoria e faktit të kryer.

Oerd Bylykbashi: “I kërkuam të heqin dorë nga teoria e faktit të kryer dhe të kthehen sic do faktori ndërkombëtar. 5 ditë janë hapësirë e mjaftueshme që qeveria të thotë po heqim dorë nga zhbërja e koalicioneve dhe ecin para me 100% të listave dhe më pas mundësia për të ecur më tutje në këshillin politik për të dakordësuar cdo detaj jo vetëm në Kushtetutë por dhe në Kodin Zgjedhor. Ajo që do të tregojë maxhoranca duke pretenduar procedura parlamentare të pakthyeshme është farsa që mbulon qëllimin e vërtetë me pretekstin e listave synon të zhbëjë koalicionet. Nëse kemi dakordësinë në këshill, sic u gjetën firmat për të cuar në parlament në emër të maxhorancës por si produkt i marrëveshjes së 14 janarit e 5 qershor një draft I plotë ligji, po ashtu gjendjen dhe 28 apo më shumë firmat për ta cuar në parlament e miratuar ndryshimet e nevojshme.

“Qellimi tinëzar i Rames”

Opozita thotë se Rama në mënyrë tinëzare ka qëllim zhdukjen e koalicioneve parazgjedhore

Gazmend Bardhi:“Qëllimi i propozimit të Ramës është të ndalojë koalicionet parazgjedhore. Firmosi konsensusin më 5 qershor dhe gjatë gjithë korrikut u përpoq të prishë konsensusin derisa ndërhynë ndërkombëtarët, tani si frikacak përpiqet të zhbëjë marrëveshjen e 5 qershorit.

Tani që propozojmë 100% hapjen e listave, Ramës i ka ikur gjuha dhe nuk pranon. Rama doli zbuluar se ishte frikacak dhe mashtrues.“

Petrit Vasili: De fakto, opozita e bashkuar është fituese e zgjedhjeve të ardhshme dhe Rama ka frikë. Farsa e tij bie në tokë brenda pak sekondash, ajo e listave të hapura të Ramës.

Per Vasilin propozimi per hapjen e listave me 2/3 eshte vetëm një “pazar politik brenda Parlamentit. Do të bëjnë sikur hapin listat që të heqin koalicionet parazgjedhore”

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij