PD-Aleanca për Ndryshim, Basha kryeson Tiranën, listat me largime, zhvendosje dhe të rinj

Ndryshe nga Rama, aleatja Kryemadhi apo kryetarët e partive të tjera që vendosën emrin në listat e disa qarqeve, Lulzim Basha garoi vetëm në një qark, Tiranën.

Kreu i PD-së kishte një ditë të gjatë, e cila kulmoi rreth orës 21:00, kur u mblodh kryesia e partisë e më pas këshilli kombëtar, që i dha “ok” final listave të koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim.

Rirenditje të emrave që përbën skuadrën e 2017-s, apo dhe eliminim i disa prej tyre si në rastin e Romeo Gurakuqit, Halim Kosovës, Lorenc Lukut, Xhemal Gjunkshit, Florion Mimës, Endri Hasës, Luçiano Boçit, Genc Pollos, Hekuran Hoxhallit, Klevis Balliut e Andon Frrokajt.

Disa prej këtyre emrave ishin skualifikuar nga komisioni për verifikimin e kandidaturave për deputetë. Por, vendimi i kësaj strukture nuk u ndoq në rastin e Tritan Shehut, Ervin Salianjit, Nadire Mecorapaj, Izmira Ulqinakut, Lindita Metaliajt, Luan Baçit, që u bënë pjesë e listave, ndonëse komisioni kishte sugjeruar për të kundërtën.

Në lista pati dhe rikthime pas një ose disa mandatesh mungesë si Ferdinand Xhaferraj, Roland Bejko, Igli Cara, Mimosa Hajdarmataj.

Aleatët më të favorizuar ishin ata të PDIU-së, me Shpëtim Idrizin dhe Mesila Dodën në poste të sigurta në Tiranë dhe nga një kandidat në Durrës e Fier.

Fatmir Mediu u rendit i pesti në Tiranë, por nuk siguroi askënd tjetër nga partia e vet. I 11-ti Vangjel Dule dhe i 13 Dashamir Shehi. Agron Duka është i dyti në Durrës, ndërsa në pozita jo shumë të favorshme ndodhet Nard Ndoka si i teti në listën e Shkodrës. Ndrëkohë janë ngritur në pozicione fituese Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Edi Paloka. Ndërsa e kundërta ka ndodhur me Oriola Pampurin, Aldo Bumçin,  Flamur Nokën, Gent Strazimirin. Ndërkohë futen për herë të parë Ivi Kaso, Agron Gjekmarkaj, Flutura Açkës, Ina Zhupa, Oriela Nebiaj.

Related posts

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…

Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!