Pasul me mish të terur

Përbërësit

300 gr pasul

4 copë mish të terur

1500 ml ujë

2 karrota

3 qepë mestare

vaj ose gjalpë

piper i kuq

1 lugë gjelle vegete

miell sipas dëshirës

Hapat

Së pari e pastrojmë pasulin me ujë të bollshëm

Marim një tenxhere dhe e vendosim pasulin, dhe e mbulojmë me ujë derisa pasuli të mbulohet, e lëm të merr një valë dhe pastaj ia derdhim ujin

Pas kësaj vendosim prapë tenxheren në zjarrë dhe në të vendosim 1 litër ujë, pastaj gjatë zierjes ujin e mbetur 500ml ia shtojmë

Marim karrotat dhe i prejme ne feta, dhe i vendosim ne tenxheren ku ziejme pasulin, të cilin e lëm të ziej për dy orë, jo ne zjarrë të madhë

Pastaj marim qepët dhe i grijmë, në një tigan hedhim vaj dhe shtojmë qepët, qepët i fergojmë derisa ato të zbutën dhe të fitojnë ngjyrë ari, mbasi që të fërgohen qepët nëse dëshirojmë që lëngu i pasulit të zier të jetë më i dendur, mundë t’i shtojmë dhe dy lugë gjelle miell, pas kësaj në tiganë shtojmë dhe një lugë gjelle biber të kuq, dhe i përziejmë me anë të lugës

Masën e përgaditur në tigan e marim dhe e shtojmë në tenxhere, shtojmë vegetën, shtojmë ujin e mbetur dhe e lëmë të ziej dhe për gjysmë ore

Mbas 30minuta zierje gjella është gati

Related posts

Kek me mollë dhe portokalle – Shije dhe aromë fantastike!

Patëllxhanë, domate dhe gjizë – Fërgesa me shije perfekte!

Musaka me spinaq dhe mish të grirë – Ngrohtësi dhe aromë në shtëpinë tuaj!