Pasojat e pandemisë, mbi 18 mijë fermerë ndërpresin pagesën e sigurimeve

Pandemia nxjerr nga skema e sigurimeve mbi 18 mijë fermerë. Pavarësisht pretendimeve të qeverisë për një ecuri pozitive të sektorit të bujqësisë gjatë periudhës së COVID 19, të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dëshmojnë se vetëm 43.418 fermerë në të gjithë vendin kanë paguar sigurime shoqërore në buxhetin e shtetit dhe rezultojnë si të vetëpunësuar në bujqësi në gjysmën e parë të vitit. 

Ndërkohë që në fund të 2019, në skemë ishin kontribuues 61.563 fermerë. Pra, në harkun kohor të 6 muajve, 18 145 fermerë kanë ndërprerë derdhjen e sigurimeve shoqërore.

Pjesa dërrmuese e fermerëve që paguajnë sigurime i përkasin zonave fushore, me 69.2% të totalit, ndërsa të dhënat e detajuara tregojnë se numri më i lartë i kontribuuesve të vetëpunësuar në bujqësi si përqindje ndaj totalit, regjistrohet në Tiranë,  pasuar nga Fieri dhe Durrësi.

Bujqësia i ndjeu efektet e pandemisë veçanërisht gjatë periudhës së karantinës, ku pati probleme me transportin e produkteve bujqësore nga serat në treg, për shkak të kufizimit të lëvizjeve. Ndërkohë që rritja e kësaj dege të ekonomisë ka qenë modeste edhe në tremujorin e parë të vitit, me një kontribut prej vetëm 0.7% në rritjen e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. 

Related posts

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024