Pasi u nda nga i dashuri toksik, 19-vjeçarja fiton 300 mijë paund duke… (FOTO)

Një modele, e cila aktualisht fiton 300 mijë paund nga fotot seksi, ka treguar se nuk ka qenë gjithmonë kaq e sigurte me trupin e saj.

Elley Davies është 19 vjeçe dhe është ngacmuar gjatë gjithë jetës së saj për shkak të ‘syrit të saj dembel’.

Por ajo vendosi që të mos dëgjonte fjalët e atyre që e kritikonin dhe iu bashkua faqes “OnlyFans”. Një veprim i tillë pati një ndikim pozitiv në vetëvlerësimin e saj, derisa filloi të takohej me një djalë “toksik”.

Adoleshentja pretendon se një nga ish-të dashurit e saj tallej me punën që ajo bënte dhe u mundua që të kontrollonte postimet që bënte në internet.

“Ai më tha që nuk mund të postoja disa gjëra… dhe më pas ai pa se sa para po fitoja dhe mendoj se një gjë e tillë i pëlqeu”, ka thënë e reja për “Daily Star”.

Sipas saj, kur ata debatonin me njëri-tjetrin, ai i thoshte ‘ti shet gjithçka në internet’.

“Ai dilte dhe nuk më ftonte kurrë në klube me të. U përpoq të më mbante brenda. Por ai i merrte me kënaqësi paratë që unë fitoja”, ka shtuar 19-vjeçarja.

Elley ka thënë se kur u nda nga ish-i dashuri, ka qenë në gjendje që të gjente besimin te vetja. Në fund të vitit 2021 hapi një llogari në “TikTok”, ku ka fituar mijëra paund nga postimet e saj seksi.

“Kam fituar rreth 300 mijë paund, është çmenduri”, tha Elley, e cila më pas shtoi: “Unë kam një llogari TikTok dhe fitoj komision nga reklamat e shëndosha. Unë paguhem gjithashtu nga OnlyFans dhe jam në fondin e krijuesve të TikTok. Kështu që unë kam tre mënyra të të ardhurave për momentin që është e shkëlqyer. Padyshim që fitoj më shumë nga OnlyFans vetëm sepse seksi shet”.

Related posts

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi

Dhunoi barbarisht partneren se nuk pranonte ndarjen/ Gazetari i njohur e pëson keq