“Pashë një skuadër me dy fytyra”/ Shpend Kumbarçe tregon problemin e Korabit: Ja pika jonë e dobët!

Trajneri i Korabit, Shpend Kumbarçe, pas miqësores ndaj Erzenit në të cilën dibranët u mundën minimalisht 1-0, u shpreh:

“Ndeshjet miqësore kanë qenë vërtet shumë të domosdoshme, pasi më kanë ndihmuar për të analizuar gjendjen e skuadrës, për të krijuar një ide mbi modulin. Ndaj Erzenit, ishte një Korab me dy fytyra.

Një pjesë e parë, me një grup shumë kompakt e të konsoliduar që shprehej mjaft mirë në fushë, madje duke krijuar dhe mundësi për të shënuar. Në pjesën e dytë u treguam të kujdesshëm duke mos i lënë hapësira kundërshtarit, për të mos thënë që nuk kishin shumë shanse për të na rrezikuar përveç golit. Ajo që është pikë e dobët jona është pankina”.

Related posts

“Kemi dy rregullore në Shqipëri!”/ Tetova shpërthen pas vendimit të arbitrit dhe zbulon pse tërhoqi skuadrën: I kërkova që të shihe…

“Shumë gabime, nuk luajtëm siç dimë”/ Edi Martini i pakënaqur dhe zbulon problemin: Humbëm ritmin dhe bëmë shumë pasime gabim

Barazim me polemika të mëdha: Egnatia–Vllaznia përfshihet nga kaosi (video)